Foto/ Brenda ditëlindjes së Lori Hoxhës!

Lori Hoxha këtë të martë festoi 28-vjetorin e lindjes, dhe në këtë ditë të shënuar të shumta ishin urimet që ajo mori nga miq, të afërm dhe fansat e saj.

Për trashëgimtaren e Top Channel nuk kanë munguar as dhuratat e shumta, të cilat ajo sapo na i tregoi në Instagram e saj. Lori ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga festa, ku shihen buqetat e mëdha me trëndafila dhe tortat të shoqëruara me dedikime, të cilat padyshim ia kanë zbukuruar ditën 28-vjeçares.

Kujtojmë që ditën e djeshme urimin më të veçantë ajo e mori nga motra e saj Sara, e cila kishte zgjedhur fjalët e ëmbla për ta uruar, “Përgjatë viteve të kam parë tek bëhesh njeriu që gjithmonë kam uruar të jesh. Një njeri i sigurt në hapat që hedh, që s’ka nevojë për askënd që t’i tregojë rrugën, që e di mirë sesa i pastër është shpirti i saj dhe se bën gjithçka që ta mbaj të tillë. Sot ti je gruaja që mund të zotërosh gjithë botën. Dhe kur vjen puna tek ne të dyja, do të jetë gjithmonë kështu, ti mban dorën time dhe unë tënden, përmes gjithçkaje. Vijo të jesh kaq trime, kaq dritë e kaq gjak”.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article