KreuCelebrity

Aktori i njohur vret fotografen dhe plagos regjisorin gjatë xhirimeve!

Aktori Alec Balwin ka qëlluar për vdekje një 42-vjeçare në xhirimet e filmit të fundit “Rust”. Viktima ishte Halyna Hutchins, e cila punonte si drejtore e fotografisë, ndërkohë që ai ka lënë të plagosur edhe regjisorin e filmit Joel Souza 48 vjeç.

42-vjeçarja Hutchins, u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të Nju Meksikos, ku më pas u shpall e vdekur nga personeli mjekësor. Souza, 48 vjeç, u dërgua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent, ku edhe po trajtohet aktualisht për plagët që mori nga plagosja.

Alec Balwin është një bashkëprodhues i filmit Rust,  i cili po xhirohej në New Mexico, dhe luan protagonistin e tij Ekipi i filmit u shprehën të pikëlluar për ngjarjen dhe ndanë një mesazh për mediat, “I gjithë kasti dhe ekuipazhi janë shkatërruar absolutisht nga tragjedia e sotme dhe ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të dashurve të Halyna. Ne kemi ndërprerë prodhimin e filmit për një periudhë të papërcaktuar kohore dhe po bashkëpunojmë plotësisht me hetimin e Departamentit të Policisë Santa Fe”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF