KreuCelebrity

Aktorja e njohur shpallet Ikona e Modës për vitin 2021!

Stili i saj dhe eleganca e treguar në tapetin e kuq, nuk kaluan pa u vënë re, e për këtë Zendaya është shpërblyer nga Këshilli për Dizajnerët e Modës të Amerikës (CFDA), që vendosi t`i japë aktores 25 vjecare  çmimin e Ikonës së Modës 2021. Kjo e bën Zendayan figurën më të rë në moshë që nderohet me një cmim të tillë. “Udhëtimi i saj drejt Fashion Icon ndodhi me shpejtësi supersonike”, shkroi CFDA në Instagram. “Herë pas here, ajo ka dëshmuar se nuk ka frikë të ndërmarrë rreziqe, ndërsa u ka dhënë fansave dhe ndjekësve të modës në mbarë botën një numër të madh pamjesh magjepsëse në tapetin e kuq për t’u mbajtur mend, “ thuhej në postim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF