KreuCelebrity

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare!

Aktorja e njohur shqiptare Filika Dimo është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Këtë lajm të trishtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Aktorja është ndarë nga jeta në Belgjikë, aty ku ajo jetonte prej disa vitesh. Kujtojmë që Filika Dimo u lind në qytetin e Durrësit dhe u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë. Pjesën më të madhe të aktivitetit e ka pasur në Teatrin “Aleksandër Moisiu”, ku ka punuar si aktore e roleve kryesore në shumë vepra dramatike krahas aktorëve të tjerë durrsakë si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazër Vlashi, Gaqo Spiro etj.

Filmi që e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF