“Prej një viti jam tjetër njeri”; Elia Zaharia emocionon me urimin për të bijën në 1-vjetorin e saj të lindjes

Në familjen e Princ Lekës dhe Elia Zaharia sot është një ditë e veçantë, pasi vajza e tyre Geraldinë feston njëvjetorin e lindjes.

Elia ka zgjedhur ta urojë të bijën edhe në rrjetin e saj social Instagram, duke publikuar disa fotografi familjare. Përkrah tyre ajo shkroi disa fjalë emocionuese për të bijën, duke theksuar se ky është viti më i bukur i jetës së saj dhe prej ditës që ka lindur e bija ajo është tjetër njeri.

“Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës! Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua t’i përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime”, ka shkruar ajo.

 

Previous ArticleNext Article