KreuCelebrity

Seriali H.O.T/ Ermal Mamaqi: Jam zhgënjyer nga një aktor!

Seriali H.O.T prej 24 tetor do të transmetohet çdo të diel në ekranin e televizionit Klan, për 10 javë resht deri më 26 dhjetor.

Ermal Mamaqi së fundmi ka qenë i ftuar në programin “Jo vetëm modë”, ku ka zbuluar detaje të tjera rreth këtij seriali. Ai tha se xhirimet janë zhvilluar kryesisht në Tiranë dhe kanë zgjatur 42 ditë. Më tej zbuloi se seriali H.O.T do të vazhdojë edhe për dy sezone të tjera, dhe në to një prej aktorëve do të mungojë, pasi Ermali me keqardhje tha se është i zhgënjyer prej tij, por pa e zbuluar se për kë bëhet fjalë.

“Njerëzit harrojnë që kur je pjesë e një grup xhirimi je një nga “ata” dhe nuk je “ai”, tha producenti, duke shtuar se sado aktor i mirë të jesh, nuk duhet të sillesh keq në xhirim pasi shkakton një dëm shumë të madh.

Ermali tha se kasti është lidhur shumë me njëri-tjetrin, aq sa aktorët edhe kur nuk kishin pjesë për të xhiruar vinin në sheshxhirim. Në serial nuk do të mungojnë as puthjet, por nuk është tepruar me to, duke marrë parasysh edhe faktin që seriali do të jetë në një orar ku mund të shihet nga e gjithë familja.

 

 

 

A post shared by jovetemmode (@jovetemmode)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF