KreuCelebrity

E vutë re?! Personazhi i njohur, protagonist në këngën e re të Manjola Nallbanit!

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani këtë të enjte ka ardhur pranë publikut me një projekt të ri muzikor. “Vuj moj zemër” titullohet kënga e re e divës së muzikës shqiptare, e cila nuk zhgënjen asnjëherë me zgjedhjet e saj. Zëri i saj briland, ndërthurur me punën e madhe dhe përkushtimin e këngëtares, ka bërë të mundur që Manjola të sjellë hitin e radhës.

Ndërsa në vetëm pak orë pas publikimit kënga është në rrugë të drejtë për t’u kthyer në një hit e kolonë zanore të historive të pamundura të dashurisë, pakkush mund ta ketë njohur djaloshin simpatik protagonist në klipin e Manjolës.

Ndoshta emri i tij nuk ju është shumë familjar, ama emri Gent Myftaraj me siguri ju thotë shumë.

Kësaj here artistja Manjola Nallbani ka zgedhur të ketë protagonist në klip pikërisht një ndër bashkëpunëtorët më të mirë e më të hershëm të saj, muzikantin Gent Myftaraj i cili ka bërë edhe kompozimin e këngës “Vuj moj zemër’.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF