KreuCelebrity

Tmerri në Angli, vajzave u injektohet dicka nëpër klube: Kur zgjohen, s`mbajne mend asgjë!

Tmerri në Angli, vajzave u injektohet dicka nëpër klube: Kur

I shpojnë me gjilpëra nëpër klube, u injektojnë dicka e kur zgjohen, nuk e kujtojnë dot se cfarë u ka ndodhur paskësaj. Incidente të shumta të këtij lloji janë raportuar në Mbretërinë e Madhe, e kjo ka shtyrë policinë në Nottingham, West Yorkshire dhe Skoci të nisë hetime. BBC thotë se Zara Owen, studente e vitit të parë në Universitetin e Nottinghamit kishte humbur ndjenjat teksa kalonte një natë jashtë me shoqërinë e saj. Kur u zgjua, në këmbë kishte një dhimbje të mprehtë. Ajo mban mend vetëm momentet qe hyri në klub dhe porositi një pije. Shoqja e dhomës i tha më vonë se e gjeti në gjumë tek shkallët e banesës së tyre. Edhe një 19-vjeçare në Nottingham – e cila nuk pranoi të identifikohej, rrëfeu se ka ndjerë “një pickim në pjesën e pasme të krahut “, e paskësaj, i ra të fikët. Deri tani, vetëm një 20 vjecar në këtë zonë është arrestuar për një incident me gjilpërë, por është lënë i lirë me kusht. Përpos injektimit në trup, janë raportuar edhe raste kur viktimave të këtyre incidenteve u është hedhur dicka në pije./TCH/

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF