KreuFashion

Si të kombinoni në mënyrë perfekte një palë çizme?

Nëse do të bënim një renditje të këpucëve më “in” të momentit, çizmet ‘chunky’ do të ishin padyshim në krye të listës sonë. Çizmet deri në kyçin e këmbës me thembra të larta dhe të trasha, të cilat ishin në qendër të koleksioneve të modës vitin e kaluar, në fakt do të jenë kudo edhe këtë sezon.

Influencuesit i kanë nxjerrë nga dollapi i këpucëve që në momentin e parë të vjeshtës dhe tani ju takon juve të bëni të njëjtën gjë, duke i kombinuar me të gjitha veshjet tuaja..

Çizmet mund t’i japin ndryshim pamjes së përditshme dhe me kombinimet e duhura do të mund të dukeni te veshura bukur dhe plot stil..

Me to në këmbë nuk kaloni pa u vënë re, kjo është e sigurt…Të veshura me një kostum xhaketë sportive dhe pantallona të shkurtra apo me pantallona të gjera dhe pulovër, apo të kombinuara me një fund dhe pulovër, ju do të dukeni ‘chic’ cilindo nga kombinimet të zgjidhni..

Ja 5 ide veshjesh nga të cilat mund të frymëzoheni për t’u dukur më së mirë këtë vjeshtë..

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF