KreuCelebrity

Beyonce, vanitet pa fund: Tregon diamantin 30 milionë dollarë! 

Beyonce u bë femra e parë me ngjyrë në botë që mban një varëse Tiffany me një diamante 128,54 karatë. Edhe pse dicka e ngjashme i ka sjellë më herët shumë kritika, këngëtarja nuk ngurroi ta bënte sërish.

 

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Ajo dhe i shoqi, Jay-Z janë kthyer në imazhin e fushatës “About Love” të brandit të famshëm të bizhuve Tiffany&Co. Diamanti i mrekullueshëm i verdhë në qafën e saj llogaritet të ketë një vlerë prej 30 milionë dollarë.

Beyonce u bë kështu gruaja e katërt në histori dhe e para me ngjyrë që mban varësen e rrallë e tepër të cmuar.

Më parë një privilegj të tillë e ka pasur mes edhe e famshmja Audrey Hepburn dhe Lady Gaga.

Por shumë fansa nuk e pëlqyen aspak këtë gjë, pasi konsiderojnë se artistja mbajti një diamant të larë me gjak. Diamanti në fjalë u zbulua në 1877 në një minierë në Afrikën e Jugut, punëtorët e se cilës asokohe i nështroheshin kushtesh të tmerrshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF