KreuStil Jetese

Engjëll e “Love Story” në një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur!

Engjëll Lengo është një nga ish-protagonistet e “Love Story 1”, e cila rrëmbeu vëmendjen e publikut me rrugëtimin e saj në program.

Së fundmi ajo ka marrë pjesë në filmin “Shkëmbimi”, dhe teksa ka publikuar fotografi nga premiera që është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure, ajo ka dhënë edhe një lajm tjetër shumë të bukur.

“Historia ime e vërtetë e dashurisë”, ka shkruar ajo për këngëtarin e njohur Vani Gjuzi, teksa ka publikuar edhe fotografi ku shihet krah tij.

Mesa duket Engjëll dhe Vani Gjuzi kanë gjetur dashurinë e vërtetë dhe po e shijojnë pafund këtë periudhë.

Edhe disa ditë me herët ish-protagonistja e “Love Story 1” ka postuar fotografi dhe video në Instastory ku shihej e lumtur në krah të këngëtarit të njohur.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF