KreuCelebrity

Jepet masa “arrest me burg” për Klodian Çalamanin, familjarët kërkojnë dënimin me varje

Jepet masa “arrest me burg” për Klodian Çalamanin,

Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” për Klodian Çalamanin, monstrën që vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

38-vjeçari mungoi në seancën e sotme për shkak të tensioneve dhe përplasjeve që ndodhën jashtë gjykatës me familjarët që donin të ishin prezent në seancë.

Familja e 8-vjeçarit, mes dhimbjes së madhe, kërkojnë dënimin me varje për autorin e vrasjes, Klodian Çalamani.

Ndërkohë mësohet se avokati Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur Klodian Çalamanin është tërhequr nga çështja, duke argumentuar se nuk mund të mbrojë një person të tillë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF