KreuCelebrity

Luana Vjollca del “bllof” me cmimin stratosferik, nuk e kërkon asnjë televizion!

Me postimin e saj “Shumë e shtrenjtë kjo LV-ja”, që i referohej markës së njohur por nënkuptonte dhe inicialet e emrit të vet, Luana Vjollca, menjëherë nisën thashethemet se moderatorja mund t`i bashkohet një televizioni në Kosovë, dhe se po vendos cmime të kripura për veten. “Express Rozë” shkruante se Luanës i është propozuar që t’i marrin të drejtat e programit “Shiko kush luan”, të cilin do ta moderojë sërish ajo në këmbim të një page 20,000 euro në muaj.

Por panoramaplus.com, thotë se emri i televizionit nuk dihet, dhe shumë komentues kanë hedhur dyshime se ky mund të jetë një bllof i moderatores për marrë pak vëmendje ose për të justifikuar mungesën e saj në një ekran, duke pretenduar se çmimi i lartë i emrit të saj është arsyeja.

Pak kohë më parë, Luana vendosi të largohej nga Top Channel pas 15 vitesh në këtë ekran.

Ajo tentoi një herë të merrte drejtimin e “Big Brother Vip”, që në fillim iu besua asaj, por më pas iu dha Arbana Osmanit, pastaj kërkoi të merret përsipër moderimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit, dhe të largonte nga skena e humorit Fjoralba Ponarin, por edhe për këtë propozim nuk u ra dakord me drejtuesit e televizionit, kështu që vendosi të largohej.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF