KreuCelebrity

VIDEO/ “Më ke luajtur mendsh o burrë”, Xhoni i kundërvihet Kristit në Talk Love Story

VIDEO/ “Më ke luajtur mendsh o burrë”, Xhoni i

Java e parë mes protagonistëve të “Love Story” është shoqëruar me dinamika dhe ngjarje, teksa ata diskutojnë cdo ditë në orën 16:05 në “Talk Love Story”.

Programi i kësaj të premte nisi me mospëlqimin e shprehur nga Kristi ndaj Xhenit pasi sipas tij, takimi me konkurrenten ditën e hënë nuk i kishte lënë ndonjë mbresë.

Sipas Kristit, Xheni kishte kërkuar vetëm një selfie me të duke mos shfaqur asnjë lloj tjetër interesi.

Kjo ka bërë që në studio të shkaktohen polemika, ku fronistët dhe konkurrentët kanë shprehur mendimin e tyre në lidhje me situatën e krijuar.

Biseda e plotë:

Selma: Mendoj se fotot janë një pjesë e jetës së saj prandaj dhe zgjodhi atë gjest me Kristin.

Eni Shehu: Xheni e ke përdorur këtë strategji me djemtë jashtë, të ka funksionuar ndonjëherë?

Xheni: Fotografia është një formë arti…

Eni Shehu: Një selfie nuk është art, më vjen keq.

Xheni: Më vjen keq për çdo gjë që ka vlerë shpirtërore dhe është kujtim për mua është art dhe nuk hedh poshtë as selfiet, as fotografitë e shkrepura me aparat profesional.

Xhoni: Çdo njeri ka ardhur për dashuri këtu, Nuk e di ka njerëz që luajnë lojën apo jo, por ne po diskutojmë për një foto, është diçka pa kuptim fare. Ajo ka bërë një foto me ty o vëlla (drejtuar Kristit). Është diçka, okey takimi i parë dhe mirupafshim, shikojmë si do të kalojë takimi i dytë.

Kristi: Unë atë e thashë që në fillim që ishte strategji e gabuar dhe ‘basta’, atë thashë unë.

Xhoni: Do të zgjasim kush e ka zërin më të lartë, okey, atë e bëjmë. Po ku flitet kështu, është diçka e paedukatë fare ne duhet të flasim njëri pas tjetrit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF