KreuCelebrity

Aktorja e njohur, banorja më re e shtëpisë së “Big Brother VIP”!

Shtëpisë së “Big Brother VIP” gjatë spektaklit të kësaj të marte do t’i bashkohet një konkurrente e re, sikuse ka bërë me dije edhe faqja zyrtare e reality show-t.

 

Disa ditë më parë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri iu kërkua që të mësojnë disa pjesë nga “Pallati 176” për t’u interpretuar gjatë spektaklit “live”.

Ata nuk e dinë që këtij interpretimi do t’i bashkohet edhe Eva Alikaj, aktorja e rolit të Elsës, dhe jo vetëm kaq, por ajo do të jetë edhe banorja më e re shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Mbetet për t’u parë se si do të pritet nga banorët e tjerë e hyrja e aktores së njohur, e cila e shprehur edhe më parë se e ka menduar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se më thanë që të mos futesha, unë bëj atë që më thotë mendja ime,” tha Alikaj në një intervistë dhënë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF