KreuCelebrity

“Zemra ime të përket ty”, Justin Bieber bën dedikimin e ëmbël për Hailey Bieber

Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë një nga çiftet showbizit, të cilët nuk ngurojnë të shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi ka qenë Justin, ai që ka bërë një dedikim shumë të ëmbël për bashkëshorten e tij në 25-vjetorin e saj të lindjes.

“Për bukuroshen time. Zemra ime të përket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i yti. Unë jam shumë i bekuar që jam i yti. Ti je e imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime. Unë kurrë nuk do të ndalem së dashuruari me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty. Ti mbretëresha ime je mëse e mjaftueshme për mua dhe do ta kaloj çdo ditë duke të bërë të ndihesh si mbretëresha që je. Siç do të thoshte gjyshja jote me theksin e saj portugez, “happy bursday baby” të dua deri në fund të jetës dhe  pas saj”, shkroi ai përkrah disa fotografive ku duken kaq bukur.

Kujtojmë që ata janë martuar në vitin 2018 dhe duket se çdo gjë në marrëdhënien e tyre shkon më së mirë, pavarësisht problemeve që hasin të gjitha çiftet.

 

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF