Çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik me 46 viktima në Bullgari? Ja tre versionet!

Një ditë më parë një aksident tragjik ndodhi në Bullgari, ku për pasojë 46 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën.

Mediat bullgare raportojnë se autobusi maqedonas mund të jetë përfshirë nga flakët për tre arsye.

Sipas ekspertëve, ky aksident tragjik mund të ketë ndodhur për shkak të, mosfunksionimi teknik, gabimi njerëzor dhe infrastruktura e dobët.

Përplasja më vdekjeprurëse e autobusit në Evropë në 10 vitet e fundit do të hetohet nga Shërbimi Kombëtar i Hetimit (NSS) dhe është nën mbikëqyrjen e posaçme të Prokurorisë së Apelit të Sofjes dhe Prokurorisë së Lartë të Kasacionit.

Prokuroria bullgare ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim, arsyet e të cilit ende nuk janë sqaruar.

 

Previous ArticleNext Article