Eni Shehu nuk mban nervat ne studio: “Boll, u mbyll mori fund”!

Nisi si debat i thjeshtë, por gjërat u acaruan deri në atë pikë sa Eni Shehu ta humbiste qetësinë kur Algerti nuk deshi të ndalonte, por vazhdoi diskutimin e ndezur me opinionistet. Moderatori tregoi në puntatën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan se ishte acaruar vërtet shumë.

Eni Shehu: Algert të lutem, u mbyll. U mbyll, mori fund. Kemi 10 minuta që po mbytemi me një pikë ujë.

Algerti: Nuk po mbytemi fare, thjesht po kthej përgjigjet e duhura.

Një vajzë kërkon të bëj një pyetje: Të lutem mund të bëj një pyetje.

Eni Shehu përgjigjet me tone të larta: Joo. Të flas Kristi.

Kristi: Besoj që shoqëria mes femër-mashkull, është më komplekse. Kam probleme komunikimi, unë kam tërheqje, ajo nuk ka.

Previous ArticleNext Article