KreuCelebrity

Fifit i ra të fikët, reagon e motra: “Po të keqpërdorin…” 

E motra e Fifit reagoi pas incidentit të mbrëmjes së djeshme gjatë spektaklit live të ‘Big Brother Vip’, kur këngëtarja humbi papritur ndjenjat teksa debatonte me opinionisten, Balinën. Kjo e fundit i kërkoi të mos ndërhynte në lidhjen mes Sarës dhe Pajtimit dhe shtoi se të gjithë këtë po e bën për vëmendje.

Në atë moment, Fifi reagoi ashpër dhe tha se ishte gati të largohej menjëherë nga shtëpia, kur i ra të fikët. E motra, Edona, shtoi në Instastory se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.

“My strong sister. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe sa keq më vjen që sinqeriteti jot është keqpërdorur aq shumë.

U luta shumë të thuash se dua të dal, për të vetmen arsye se me ka marr malli shumë për ty dhe u gëzova që nuk e the se e di që do të reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë. Të dua shumë”, ishte mesazhi i saj. Fifi sakaq, është qetësuar tashmë dhe tha se do të vazhdojë të qëndrojë në Big Brother.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF