KreuCelebrity

Luana transgjinore tregon dhunën: “10 vetë më shkulën flokët, bëra operacion..”

Luana, transgjinorja shqiptare është rrëfyer për episode e dhunës pre e të cilave ka rënë për shkak të orientimit të saj seksual. Ajo tregoi se është dhunuar disa herë fizikisht, e madje një herë është rrahur aq keq sa iu desh të bënte operacion nofullën. Rasti më i fundit ishte sulmi nga 10 persona, që i shkulën flokët dhe e goditën.

“Jam rrahur disa herë, deri në pikën që kam kryer një operacion në nofull, për shkak të dëmtimeve të marra nga dhunues. Në daljet e mia të para si trans pjesë e lagjes ku kam banuar kam pasur sulmim dhe kam kryer një operacion në nofull. I kam denoncuar edhe me emër e mbiemër e nuk u gjet dhe nuk mori dënimin që meritonte.

Rasti më i fundit ishte kur u dhunova nga 10 persona në lagjen e re, pata një shkulje flokësh dhe tani lagjja është shumë në harmoni dhe kemi gjetur atë gjuhën e përbashkët. Mundohem të jem e fortë dhe të fsheh dhimbjen dhe traumën që mund të kalosh nga këto sulmime.

Komuniteti ka nevojë për zërin tim, të zgjedhë rrugën e Arsimit, unë po synojë të nis një lëvizje që ka si synim të mbështesë të rinjtë në aspektin e një formimi profesional. Problemi kryesor i të rinjve LGBT është punësimi, nuk të punëson askush nëse je LGBT”, tha ajo, duke shtuar se :” Nuk kam frikë sepse të gjithë ndihen të rrezikuar, po njësoj sa të tjerët, thjesht ka të bëjë edhe mënyra si ne i luftojmë të drejtat tona, si kërkojmë të imponohemi në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë mbështetje nga ana monetare, në aspektin e punësimit, jo më bullizëm dhe seksizëm”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF