Mbështetje për Fifin; Flori, Bruno, Klajdi dhe ish-fituesi i Big Brother Anaidi mesazhe emocionuese për të

Këngëtarja e njohur Fifi është një nga banoret më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Së fundmi ajo është vendosur në qendër të vëmendjes, dhe shkak për këtë u bë fakti që gjatë spektaklit të së martës asaj i ra të fikët teksa diskutonte me Balinën.

Shumë prej ndjekësve të spektaklit i dolën kundër, ashtu siç i dolën në krah dhe shumë të tjerë. Për këtë kanë reaguar edhe disa figura publike të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për artisten me anë të mesazheve emocionuese në rrjetet e tyre sociale, nga djemtë e “Three Dots”, ish-fituesi i Big Brother Anaid Kaloti, apo Graciano.

Përkrah një video me momentet e Fifit në “Big Brother”, Flori zbuloi edhe nofkën me të cilën e thërret. “E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre! Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superior, të mençur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e t’i gabojmë e atyre iu “dhemb”. Një këngë krijuar nga ty Fifi aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme”, ka shkruar ai.

Bruno i ka dhënë formë krijimit të Fifit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe ka ndarë me ndjekësit këngën e bukur përkrah një dedikimi për të, “Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia. Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim por jam i sigurt që do e ndiesh në zemrën tënde të bardhë. Nuk e di ia kam dalë dot un me zërin tim nga studio ,ti nga Big Brother por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt !!!”.

Disa fjalë për Fifin i shkroi edhe Klajdi “Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë, por edhe një njeri të mirë, ty Fifula. Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë…”

Ndërkohë ish-banori i shtëpisë së Big Brother, Anaid Kaloti, nga format i cili ka dalë fitues, ndoshta e kupton më mirë Fifin se një pjesë e mirë e njerëzve për shkak se e ka provuar nën lëkurë se ç’do të thotë të qëndrosh në atë shtëpi dhe të jesh i vëzhguar 24 orë në 24 nga kamerat.

“ Artan Fuga thoshte, çdo ditë ne zgjohemi ndryshe nga ai që ishim dje…Fifi na mërzit 5 minuta, ulëret 5 minuta, fiket si shpirt i dalë nga trupi që përpiqet të hyjë në trupin e dikujt tjetër, sepse ajo nuk pranon dot një realitet qe s’fal… Publiku si një pistolete të mbushur plot që mezi pres të shkrepë kur mërzitet, ju vunë kundra ARTISTES, edhe unë isha një nga ata! Nga ana tjetër Fifi punon fort gjithë pjesën tjetër të ditës, të jetës, dhe gjithë kohën dhe energjinë dhe talentin e sajë, e shpenzon që të mbushë ato minutat tona plot mërzi, ato momentet kur ne dot as nuk ngrihemi, dhe as nuk gjejmë dot forcë të ulërasim…të gjithëve ne një herë në jetë na ka rënë tëe fikët ose jemi shtirur pak më të shqetësuar seç mund të kemi qenë në të vërtetë… Të gjithë ne kemi pasur momente që kemi ulëritur me fort se ajo, mbase jo vetëm shokëve, por dhe njerëzve më të afër, mbase dhe të dashurës, mbase dhe prindërve që Fifi i do aq shumë sa që britmat e frikës se ata mund t’i ketë prekur kjo gjë, dhe që s’do ja falin ketë gjë bëjnë që Fifin të dëgjohet në gjithë botën…Fifi unë dje, mendoja që ti je “psikopatja”…sot mendoj që të gjithë janë si ti. Prandaj un zgjodha të të fal, ATE Ç’FARË TI KE MË SHUMË NEVOJË…”, ka shkruar ai përkrah videos ku Fifi ka krijuar këngën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Edhe balerini i njohur Graciano ka shkruar disa fjalë për Fifin, “Të du, të du me zemër edhe e di shumë mirë kush je ti. Të kam mbështetur edhe do ta bej sa të kem frymë sepse e di ca zemre ke t’i edhe ca pozitiviteti përcjell. Të do vëllai”.

Ndërkohë ish-banori Graniti me të cilin Fifi ishte më e lidhur në shtëpinë e “Big Brother VIp” me anë të një postimi në Instastory shkroi, “Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështira”.

 

Previous ArticleNext Article