KreuCelebrity

“Zoti do të na bashkojë”, Kanye West nuk i humb shpresat për një rikthim me Kim Kardashian

Kanye West ka ende shpresë që do të rikthehet me Kim Kardashian. Ai foli publikisht për divorcin mes tyre gjatë vizitës në Skid Row të mërkurën, në një kohë kur Kim Kardashian ka nisur një romancë të re me Pete Davidson.

“Gjatë kësaj marrëdhënie ne kemi bërë gabime, unë kam bërë gabime. Kam bërë publikisht gjëra që nuk janë të pranueshme si bashkëshort, por jam këtu për ta ndryshuar këtë histori”, u shpreh Kanye West.

Fituesi i Grammy vuri në dukje përkushtimin e tij ndaj katër fëmijëve: North, 8-vjeçe, Saint, 5, Chicago, 3 dhe Psalm, 2-vjeç. “Unë duhet të jem pranë fëmijëve të mi sa më shumë që të jetë e mundur. Por bëj gjithçka për të qenë pranë tyre”, tha ai.

Muzikanti përfundoi fjalën e tij duke thënë se Zoti do ta lehtësojë pajtimin e tij me Kardashian për të mirën më të madhe: “Nëse armiku mund të më ndajëme Kim, do të ketë miliona familje që mendojnë se ndarja është në rregull. Por kur Zoti do të na bashkojë, do të ketë miliona familje që do të ndikohen dhe do kuptojnë se mund të kapërcejnë ndarjen”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF