6 libra që duhet t’i lexoni këtë fundvit!

 

Sonata e Krojtzerit

Autori:  Margriet De Moor – Çmimi: 800 lekë
Marius van Vlooteni, muzikolog i shkëlqyer, elegant dhe i rafinuar, nuk kalon pa u vënë re në teatrot dhe në sallat koncertore të Europës. Përse e dëgjon kaq i rrëmbyer kuartetin Schulhoff, që ekzekuton Sonatën e Krojtzerit? Për hir të violinës së parë, bukuroshes Suzana Flier. Lidhja dhe martesa e zorshme përshkruhen me mjeshtëri e dramacitet artistik, si një muzikë e dhimbshme, e rrënuar nga xhelozia

.

Biblioteka e mesnatës 

Autori: Matt Haig – Çmimi: 1300 lekë
Jeta e Norës po shkon keq e më keq. Në mesnatën e ditës së fundit në këtë jetë, ajo e gjen veten në një bibliotekë. Aty i jepet mundësia të zhbëjë keqardhjet e saj dhe të provojë çdo jetë tjetër, që ajo do të kishte dashur të jetonte. I gjithë kalvari i jetëve që ajo provon, ngre papritur një pyetje tepër të rëndësishmne: “Kur të jepen mundësi të pafundme, cila është mënyra më e mirë për të jetuar?

Heshtja rrëfimi i një polici

Autori: Gianni Palagonia – Çmimi: 1300 lekë
Tabloja e një mafieje siçiliane, që sot punon në hije, veshur me xhaketë e kravatë, nën tingullin e tenderave të mëdhenj, punëve të pista dhe korrupsionit. Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë

 

Prekja e së keqes 

Autori: Max Seeck – Çmimi: 1200 lekë
Të gjithë mendonin se Xhejr Vesterlundi, kishte vdekur prej kohësh. E përkundrazi, është një i arratisur dhe ia ka mbathur nga Kroacia, falë një pasaporte suedeze false. Pas vetes ka lënë një trup me kokë të prerë dhe pak shenja që të çojnë në Stokholm. Agjentja Anikë Lehtoja, ka ndër mend që çështjes t’i shkojë deri në fund. Por mbi kokën e Danielit qëndron një akuzë për krime lufte që i takojnë së shkuarës.

Mbaron me ne 

Autori: Collen Hoover – Çmimi: 1200 lekë
Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë. Rajl Kinkaidi është një djalë i vendosur, kokëfortë dhe… ndoshta pak arrogant, por njëherazi i ndjeshëm dhe i ka rënë në kokë për Lilin. Në mendjen e Lilit rikthehen kujtimet për dashurinë e parë; një lidhje me të shkuarën e lënë pas.

Në vetën e parë njëjës 

Autori: Haruki Murakami – Çmimi: 700 lekë
Kapërcime të tilla gjen thuajse në 8 tregimet e kësaj përmbledhjeje, ato kanë të përbashkët perspektivën e tyre që është shpjeguar qysh në titull. Një i moshuar kthehet prapa në kohë: në rininë e tij, në historitë e tij të dashurisë, në formimin e parapëlqimeve të tij muzikore dhe kujton ngjarjet që shpesh shkojnë në kufirin e surrealizmit tipik të Murakamit. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article