KreuCelebrity

Maya flet si rrallëherë për jetën private: “Më ka tradhëtuar…”

 

Maya ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ishte përgatitur që t`i përgjigjej disa pyetjeve me spec nga publiku. Shumë ishin kurioze për ndërhyrjet estetike, dhe ajo pohoi se bën botox, të cilin e e aplikon një herë në një vit e gjysmë.

“Dua t’ju them që merrni ndonjë qese plastike, hidhini silikon dhe do të shikoni që a është me të vërtetë ashtu apo është ndryshe. Nuk kam kryer ndërhyrje kirurgjikale, vetëm pak botoks tek pjesa e ballit dhe syve, nuk bëj shpesh, bëj një herë ne një vit e gjysmë”, tha këngëtarja.

Ajo rrëfeu më tej se nuk ia kontrollon telefonin bashkëshortit të saj, pasi nuk e ka në tip. Megjithatë kjo ka ndodhur vetëm njëherë. “Gjatë shtatë-tetë viteve asnjëherë, pastaj erdhi një situatë e tillë, që më bëri të bëj këtë veprim që nuk është në natyrën time. E marr telefonin dhe po më dridheshin duart sikur po bëja një vjedhje, por shyqyr zotit ishte vetëm një herë dhe nuk ndodhi më”, u shpreh ajo. .

E pyetur nëse është tradhtuar ndonjëherë, Maya tha “PO”. E pyetur si vepron në të tilla raste, artistja tha:

Nga vetë fjala tradhti, kur thua tradhti dhe intrigat…varet kë quan tradhti. Ty të dhemb shumë kur të tradhton një shoqe, por nuk është njësoj kur të tradhton partneri. Tjetër gjë është ajo tjetër gjë është tradhtia. Ajo ka bërë të vdesin qindra e mijëra njerëz nëpër luftëra, dikush ka bërë vetëvrasje, tradhtia është shumë e keqe, të kap në befasi. Nuk ka sesi të mos ta vuash një tradhti dhe unë e kam vuajtur në formën time, por jam natyra e lindur, e kam ne gjen apo më ka bërë jeta duke qenë vetëm shumë vite, duke luftuar për shumë gjëra në jetë, ti duhet të jesh e fortë dhe nuk duhet të përgjunjesh nga një tradhti. Një tradhti mua nuk është se më ka gjunjëzuar, më ka trishtuar, por nuk jam natyrë hakmarrëse. Them nëse ndodhin gjëra të tilla, okej e mora vesh kush është, ka perëndi them unë e shef se kush është“.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF