KreuCelebrity

Çizmet me taka të zeza, ja modelet më të bukura për këtë sezon!

Çizmet me taka të zeza janë modeli që na duhet për një pamje mahnitëse.

Është e kotë të shkosh rreth e rrotull: sepse ato janë aleati i domosdoshëm për çdo veshje nga ato më të lehtat për t’u kombinuar deri tek ato më të vështirat, që nuk dimë kurrë se me cilat këpucë të përputhen.

Me pak fjalë, ato janë gjithmonë dhe në çdo rast zgjidhja e duhur dhe për këtë arsye është absolutisht e ndaluar të mos kesh të paktën një palë në dispozicion në garderobën e këpucëve.

Më poshtë mund të shijoni një përmbledhje me propozimet e koleksioneve vjeshtë-dimër që na kanë bindur më shumë. Nga çizmet me taka të larta dhe të trashë për të qenë të rehatshme, tek modeli shumë i rafinuar me takë midi dhe të hollë.

Nga çizmet e platformës, një domosdoshmëri ndër influencuesit më me stil, deri tek ato në pëlhurë streçe me xhevahir në majë, perfekte edhe për festat e ardhshme (por edhe të mrekullueshme çdo ditë me një palë xhinse të thjeshta).

Siç e kuptuat kemi zgjedhur disa alternativa për të kënaqur të gjitha nevojat tuaja, ndaj nuk keni çfarë prisni për të zgjedhur çizmet tuaja të reja të zeza..

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF