KreuCelebrity

Atdheu ironizon keq Borën pas afrimit të Donaldit me Beatrix!

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj po shfaqen gjithmonë e më të afërt më njëri-tjetrin këto ditë. Madje edhe në dush u lanë bashkë ( me rrobebanjo), e nuk kanë munguar përqafimet e përkëdheljet.

Edhe pse në javët e para brenda shtëpisë ende shprehet ndjenja për Bora Zemanin, e madje kur ajo hyri në shtëpi, shkëmbyen dhe puthje duke lënë të kuptohej se gjërat mund të ndryshonin sërish mes tyre, Donaldi duket tani se po përfshihet shumë në një marrdhënie me Beatrix.

Bora vetë, varësen që ai i dhuroi, e kishte hequr në puntatën e fundit të Për’puthen. Ish konkurenti i këtij show, Atdhe Xharavina ka bërë ironi me moderatoren.

Ai ka ndarë një foto nga palestra me një varëse, për të cilën pyet ndjekësit nëse duhet ta heqë apo ta mbajë. Atdheu pati shprehur disa herë simpatinë për Borën, e madje u fol dhe për një lidhje mes tyre, por asnjëri nga të dy nuk e pranoi kurrë publikisht.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF