KreuCelebrity

Romeo i “interesuar” për Beniadën, i lë porosi Donaldit: “Thuaji një llaf të mirë..”

Romeo, vërtet e kishte mbyllur me një batutë letrën e shkruar Donaldit e që u lexua publikisht në Big Brother, megjithatë ky i fundit nuk la pa ia zbatuar porosinë vëllait binjak. “Dëgjo, thuaj një fjalë për mua asaj Beniadës se është shumë e mirë zemra”, kishte shkruar Romeo.

Donaldi nuk ia bëri fjalën dysh, por nisi t`i fliste Beniadës për të vëllanë. Gjatë kohës kur po bisedonin bashkë në oborr, ai u shpreh i bindur se asaj Romeo do t`i pëlqejë shumë si tip nëse takohen jashtë.

“Do dalim bashkë kur të dalim që këtej. A e di sa do ta pëlqesh ti Romeon?!”- i tha ai modeles, që e kaloi situatën me të qeshur, e batutave iu bashkuan edhe banorët  e tjerë.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Romeo është përfolur prej kohësh se është në një lidhje me brunen bukuroshe, Aleksia Peleshi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF