TRUSHILLA; brand-i shqiptar që ndryshoi rregullat e lojës!  

“Kur kohët bëhen të vështira, njerëzit bëhen sipërmarrës”; është një prej shprehjeve motivuesve që shpesh dëgjojmë të lakohet në fjalimet e biznesmenëve të suksesshëm. E duket se i tillë është edhe rasti i Frenki Trushillës, djaloshit që pati guximin të çelë një biznes pikërisht në kohë pandemie, kohë kur edhe sipërmarrjet më të mëdha vunë në diskutim ekzistencën e tyre…

Por Frenki i ka të qarta idetë! Me grintën dhe nuhatjen e një sipërmarrësi që kërkon vetëm sukses ai e di mirë çfarë do dhe njeh po aq mirë mekanizmat për të bërë ndryshimin në treg. Strategjia e  Frenkit nis që nga emri i brandit si zgjedhje që mbiemrin e tij ta kthejë në një brand 100 % shqptar.

TRUSHILLA, një brand veshjesh dhe aksesorësh që flet vetëm shqip me koncepte autentike dhe dizajne avant-garde ka krijuar që tani klubin e fansave, klub që zgjerohet ditë pas dite…

Trushilla, një biznes që lind në vitin 2021! Çfarë ju shtyu të merrni një sipërmarrje të tillë në një kohë pandemie?

Krijimi i nje brandi është një dëshirë e hershme per mua, duke u nisur nga pasioni i fshehur rreth modës dhe dizajnit. Pandemia ka qenë e vështirë për të gjithë, por për mua periudha e karantinës ishte fillimi i ri, ku hodha bazat e para dhe krijova konceptin e nje brandi ‘Made in Albania’, për të përcjellë tek publiku një frymë të re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TRUSHILLA ® (@trushillaofficial)

Guximi është një ndër pikat kryesore të biznesmenëve të suksesshëm, që duket se as tek ju nuk mungon! Sipas këndvështrimit tuaj çfarë tiparesh të tjera duhet të ketë një sipërmarrës?

Guximi nuk mjafton, nëse e sheh fillimin e një biznesi si një mënyrë vetëm për të fituar je në rrugën e gabuar, duhet të përqendrosh të gjithë potencialin tënd, të konvertosh pasionin dhe dijen në ndjesi për njerëzit dhe kjo e fundit nuk ka vlera monetare. Shifrat ulen dhe ngrihen veprat mbeten edhe kur të mos jesh. Për të gjithë ata që duan të nisin një biznes… ‘Mos u dorëzo, mendo larg, dhe dil nga kornizat’.

Çfarë e bën të veçantë Trushillan?

Deri tani nuk ka asgjë të re, por TRUSHILLA është konceptuar si një brand i mirëfilltë ku pritet të ketë një gamë të gjerë produktesh, me koncepte autentike dhe dizajne avantgarde duke përcjellë simbolika dhe emocione për të shtyrë kufijtë e perceptimit tek gjithsecili me produktet tona.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TRUSHILLA ® (@trushillaofficial)

Pse ky emër? Është një formë marketingu, apo ka një kuptim të veçantë për ju?

Në fakt pas shumë alternativash dhe provash ku duhet të përshtasja konceptin, asgjë më shumë se sa mbiemri i familjes nuk përshtatej, duke u rikthyer kështu në modelin e vjetër ku krijimi mbart firmën e krijuesit, duke u distancuar nga komercialiteti i përhapur në masë e duke ndjellë klasin në kohët moderne.

TRUSHILLA duket sikur është destinuar për të qenë e tillë, gjithmonë duke menduar larg dhe me vetëbesim.

Cili target-grup e gjen veten tek veshjet apo aksesorët tuaj? Cilët janë klientët tuaj?

Arti për mua ndjehet, nuk mjafton vetëm dëgjimi apo shikimi për ta perceptuar, dhe çfarë më mirë se veshja mund të shihet dhe të ndjehet aq me tepër kur është e shkrirë në simbolika dhe emocione nëpërmjet dizajnit që secilit do t’i japë një ndjesi dhe perceptim ndryshe, pra për mua nuk ka target. TRUSHILLA është për të gjithë ata që e gjejnë veten në krijimet e brandit, që e kuptojnë dhe e pëlqejnë konceptin. Klientët më pëlqen t’i quaj anëtarë të cilët sezon pas sezoni presin dhe vlerësojnë modelet e reja duke i dhënë zë dhe figurë krijimeve e duke u kthyer në mbështetjen më të madhe për ta zhvilluar akoma më shumë brandin.

Cilat kanë qenë sfidat me të cilat jeni hasur si sipërmarrës i ri?

Gjatë kohës së përgatitjeve jam hasur me sfida që rrjedhin si pasojë e pamundësive të tregut vendas për të ofruar shërbime specifike në sektorin e prodhimit tekstil, apo edhe tek detajet minimale që e kthejnë prodhimin e një serie në një brand, kërkesa e lartë për sasi prodhimi dhe kostot e larta janë shqetësim serioz për cilindo që do të orientohet në këtë industri si fillim askush nuk do të rriskojë sado e madhe të jetë dëshira, reagimi i tregut nuk dihet dhe në fund të ditës është biznes. Vetë sektori është kompleks, nga etiketa deri tek paketimi dhe me keqardhje them që mundesite ne Shqiperi janë te pakta dhe aspak suportuese.

Strategjia për të qenë i sukesesshëm, cila është?

Kur pasioni dhe puna gërshetohen për të nxjerrë produktin final tek publiku, kur impakti dhe dëshira e njerëzve për të marrë më shumë prej teje kthehen në rutinë, atëhere suksesi e gjen rrugen dhe vjen tek ti. Strategjia ime është e thjeshtë, “Të bëj veprat të flasin për mua, dhe njerëzit të flasin për veprat”.

 

 

Previous ArticleNext Article