Christina Aguilera do të marrë një prej çmimeve më prestigjioze në muzikë!

Këngëtarja amerikane Christina Aguilera do të shpallet ikonë e muzikës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards” që do të zhvillohet më 7 dhjetor.

Lajmin e ka dhenë ajo me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, “Është nder për mua të fitojë çmimin e parë të ikonës së muzikës, këtë vit në PCA. Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e ‘People’s Choice Awards’ dhe të festojmë më 7 dhjetor”.

“Ka një arsye pse Christina Aguilera është ikonë e muzikës. Ajo jo vetëm që ka një zë të jashtëzakonshëm, por, si krijuese, prodhon muzikë që ngjall emocione të vërteta. Christina është një idhull dhe ne mezi presim të festojmë sukseset e saj dhe t’i japim asaj çmimin “Ikona e Muzikës”, tha Jen Neal, zëvendëse e ‘People’s Choice Awards’.

Kujtojmë që 39-vjeçarja është e njohur për disa nga hitet e saj si “Fighter” dhe “Beautiful”, e cila vite më parë është radhitur në mesin e 100 këngëtarëve me zërat më të fuqishëm të të gjitha kohërave.

Previous ArticleNext Article