KreuCelebrity

Drake heq dorë nga nominimet e tij për “Grammy 2022”!

Reperi i njohur Drake është tërhequr nga dy nominimet e tij nga çmimet e ardhshme për “Grammy 2022”.

Ndërkohë që përfaqësuesit e reperit refuzuan të komentonin kur u kontaktuan nga “The Post”, një person i brendshëm konfirmoi se ishte një vendim që mori vetë Drake dhe “Grammy” e respektoi kërkesën e tij.

Drake ishte një nga pesë të nominuarit për “Albumin më të mirë Rap”, për Certified Lover Boy dhe për “Performancën më të mirë Rap”, për këngën e tij Way 2 Sexy, me Future dhe Young Thug.

Kujtojmë që çmimet “Grammy” kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave vitet e fundit, shkak për këtë artistët që nominojnë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF