KreuCelebrity

Ekskluzive/ Altin Basha rikthehet në Top Channel! Krijon një program të ri me Salsano Rrapin!

Një vit pasi shkëputi kontratën 17 vjeçare me ekranin e Top Channel, duket se regjisori Altin Basha do të rikthehet sërish në këtë dritare. Burime për bordo.al bëjnë me dije se ish-regjisori i Portokalli është në bisedime me drejtuesit e Top Channel për të krijuar një program të ri. Po ashtu bëhet me dije se ky program do të vijë në bashkëpunim me aktorin dhe moderatorin e Portokalli Salsano Rrapi.

Ndonëse ende nuk bëhen me dije detaje rreth natyrës që do të ketë ky program i ri, mendohet se Basha dhe Salsano janë shumë pranë firmosjes së kontratës.

Sakaq Altin Basha vijon të jetë regjisor i spektaklit të humorit “Kosherja” i cili ëshhtë në sezonin e dytë të transmetimit.

Altin Basha, regjisori prej 17 vitesh i programit “Portokalli” në Top-Channel u largua përfundimisht nga spektakli në shtator të 2020-ës. Basha dha dorëheqjen pasi kupola e televizioni i ka hequr shumë ‘kompetenca’. Këtë gjë, Basha e ka konsideruar si ndërhyrje duke u larguar ngë Top Channel.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF