KreuCelebrity

Sotiraq Bratko feston 70-vjetorin, ja pensioni qesharak me të cilin shteti vlerësoi aktorin e njohur

Aktori i njohur shqiptar Sotiraq Bratko ka festuar 70-vjetorin e lindjes këtë të mërkurë.

Ai njihet për rolet e tij të shumta nëpër filmat shqiptarë, ku më së shumti mbahet mend për rolin që ka luajtur te filmi aq i dashur për publikun “Shoqja nga fshati” si “Tirka”.

Tashmë ai është në pension dhe shuma që aktori i njohur merr në muaj është vetëm 131 mijë lekë të vjetra. Shumë kjo që është e vërtet qesharake aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga ikonat e kinematografisë shqiptare

“Ta gëzosh pensionin 13.100 lekë Sotiraq Bratko! “Na mbive në sy o Tirkë… Në mbive në sy Sotiraq Bratko…, hapim televizorin dhe në filmat shqiptarë pothuajse çdo ditë ti, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë ti.

I nderuar dhe respektuar, gjithmonë ti. I vlerësuar nga publiku shqiptar, po e po ti… dhe sot që ke marrë statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh ti, me sytë e qeshur dhe buzën në gaz, i buzëqeshur, ndonëse pensioni yt është 13.100 lekë. I buzëqeshur, ndonëse “të mëdhenjtë” lart i kanë kursyer titujt për ty, i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata që aq shumë të afrojnë kur iu  duhesh… I buzëqeshur miku im, sepse ti je ai që rrallëkush bëhet. Je ai që të gjithë të vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenës dhe ekranit. Mos u mërzit artist i madh…Ti ke respektin e mirënjohjen e të gjithëve!!!”, shkroi gazetari Ilir Jano në një postim në rrjetet sociale një vit më parë.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF