KreuBusull

Sukses për kulinarinë shqiptare; ‘Mullixhiu’ ndër restorantet më të mira në botë për vitin 2021!

Ky është edicioni i dytë i ndarjes së çmimeve për të zgjedhur restorantet më të mira në botë sipas “World Culinary Awards”. Dhe jemi shumë të lumtur që në mesin e restoranteve më ‘in’ në botë është edhe ‘Mullixhiu, vendi ku gatuhet 100 % shqip.

Filozofia e shefit të kuzhinës Bledar Kola në këtë restorant është rikrijmi i pjatave shqiptare me taban 100 % shqiptar. I apasinuar marrëzisht pas produkteve shqiptare, për Kolën nuk ka asnjë kompromis për të përdorur produkte të importuara.

Pse duhet fundja, kur ai vetë personalisht është kujdesur për krijimin e një ferme krejtësisht BIO që mban vetëm era Shqipëri. Nisur nga kjo, renditja e “Mullixhiu” në radhën e më të mirëve në botë na bën edhe më shumë krenar për faktin se kulinaria shqiptare po vlerësohet maksimalisht.

“World Culinary Aëards”  shërben për të festuar dhe shpërblyer përsosmërinë në industrinë e kuzhinës përmes programit vjetor të çmimeve. World Culinary Aëards™ është ngjarja simotër e World Travel Awards™, e inauguruar vetë në 1994.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF