KreuArt

Bleona Qereti di të rrëmbejë vëmendjen, shkëlqen me fustanin transparent!

Pjesëmarrja e Bleona Qeretit si opinioniste në “Love Story” u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku shqiptar pasi prej kohësh artistja i kishte munguar ekranit.

Ajo di gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen, dhe kjo ka ndodhur edhe mbrëmjen e kësaj të hëne në “Love Story”. Këngëtarja kishte zgjedhur fustan transparent, i cili përbëhej nga gurë plot shkëlqim.

Fustani mahnitës nxirrte në pah linjat perfekte të anëtares së jurisë, dhe diçka na kujtoi kjo zgjedhje e saj… Ai është i ngjashëm me fustanin që Bleona veshi në festën e Vanity Fair 2018, të organizuar për çmimet Oscar.

Ndryshe nga festa e “Vanity Fair”, ku Bleona nuk tentoi aspak të mbulonte bustin duke e lënë vetëm fustanin të shkëlqente mbi të, në spektakël zgjodhi ta modifikonte duke i shtuar një copë që reduktonte transparencën, por që  artistja dukej joshëse po njësoj..

 

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF