KreuCelebrity

Dafina Zeqiri merr mesazhin prekës nga fansja: “Kënga jote më solli në jetë”

Dafina Zeqiri disa muaj më parë publikoi projektin muzikor “Duro”, i cili mbarte në vetvete një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që përballen me probleme të shëndetit mendor.

Së fundmi, këngëtarja ka marrë një mesazh prekës lidhur me këtë këngë, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Fansja tregon se si kënga “Duro” e ndihmoi atë që të kalonte një fazë të vështirë të jetës së saj. “Dje isha shumë e ftohur nga jeta, u lodha nga gjithçka. Pashë një ngjarje ku dy shokët e mi i shkeli vetura para syve të mi dhe ata po luftonin për jetën. Unë këtej po vuaja, po thosha pse është kjo jetë kaq e poshtër, pse është kjo jetë e padrejtë me ne.

Thashë s’dua të jetoj më, dua të vdes, u ftoha nga jeta nga gjithçka. Të gjithë njerëzit rreth meje më bënin presion në të njëjtën kohë, isha shumë e shkatërruar. Dje ishte dita më e keqe e jetës sime sa që thashë se u dorëzova, nuk duroj më, nuk dua të jetoj. Por a e di çka më erdhi ndërmend ajo kënga jote “Duro”…u ndala dhe mendova njëherë, e lëshova këngën dhe fillova me e dëgjuar.

 

Njëkohësisht edhe qaja, çdo rresht i asaj kënge u bo inspirim për mua. Ndoshta duket edhe e pabesueshme por që ajo këngë mua më solli në jetë prapë, më bëri shumë të fortë. Do të doja të të falënderoja ty me gjithë shpirtin tim, je inspirim për mua, shyqyr që ekziston. Të dua shumë!!!“, shkruan ajo.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF