KreuCelebrity

Wiz Khalifa ka një thirrje për industrinë së muzikës!

Reperi i njohur amerikan Wiz Khalifa po bën thirrje për paqe në industrinë e muzikës pas vdekjes së dhunshme të reperëve të tjerë Drakeo the Ruler dhe Young Dolph.

Krijuesi i hitit “See You Again” me anë të një postimi në Twitter u kërkoi kolegëve të tij interpretues që të trajtojnë njëri-tjetrin më mirë gjatë vitit të ardhshëm.

“Si muzikantë, le të provojmë disa gjëra të tjera vitin e ardhshëm. Të kujdesemi për biznesin tonë”, shkroi ai.

Khalifa, emri i vërtetë i të cilit është Cameron Jibril Thomaz, iu lut të famshmëve të tjerë që të respektojnë familjen e njëri-tjetrit, personat e vdekur dhe zonën nga vijnë. Më tej ylli 34-vjeçar ka pranuar se këto grindje mes të famshmëve mund të mos jenë shkaku i drejtpërdrejtë i dhunës, ai beson se ndryshimi i tyre në vitin 2022 mund të ndihmojë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF