KreuCelebrity

Filmat absolutisht te preferuar për Krishtlindje!

Filmat absolutisht te preferuar për Krishtlindje!

Çdo vit në periudhën e festave të fundvitit shtohet interesi për filma të vjetër me temën e Krishtlindjes. Sipas Institutit të Filmit Amerikan, drama familjare e vitit 1947 Është Një Jetë e Mrekullueshme kryeson në listën e filmave më të preferuar të Krishtlindjes. Korrespondentja Penelope Poulou bisedoi me Todd Hitchcock, Nëndrejtor i Institutit të Filmit Amerikan në qytezën Silver Spring pranë Uashingtonit ku ndodhet edhe një kinema e këtij instituti. Ajo e pyeti se cilët filma preferohen në këtë sezon dhe çfarë karakteristikash të përbashkëta kanë, thote VOA. Filmi i vitit 1947 Është Një Jetë e Mrekullueshme, realizim i regjisorit Frank Capra, rrëfen historinë e George Baileyt, një burrë zemërgjerë që përfundon në falimentim. Kur George-it i mërzitet jeta dhe uron që më mirë të mos kishte lindur, para syve i shfaqet një engjëll, Clarence.

Ai përmbush dëshirën e George-it duke i treguar si do të kishin rrjedhur ngjarjet sikur ai të mos kishte lindur kurrë. George-i e kupton se sa e zymtë është ekzistenca për banorët e qytezës Bedford Falls pa të, e ndjen sa e shtrenjtë është jeta dhe vendos të kthehet pranë familjes. Miqtë e të dashurit mblidhen për ta ndihmuar dhe e nxjerrin nga falimentimi. Për rolin e tij, Clarence merr krahët e engjëllit.

Filmat e Krishtlindjes pëlqehen pjesërisht nga nostalgjia, por edhe nga forca e mesazhit që përcjellin. Filmi Mrekulli në Lagjen 34, i regjisorit George Seaton, një tjetër titull i preferuar nga vitet 1940, tregon se si Baba Viti futet në punë në një dyqan rrobash për t’i treguar menaxheres, një grua e divorcuar dhe me fëmijë, se Krishtlindja ka një kuptim më të thellë se thjesht dhuratat dhe shpenzimet.Stresi nga komercializimi i Krishtlindjes ka shërbyer si frymëzim edhe për filma të tjerë si realizimin miltiplikativ Krishtlindja e Charlie Brown, i cili gëzon aq popullaritet saqë tani konsiderohet nga filmat klasikë të sezonit.

Në vitin 1983, u realizua një tjetër film klasik. Subjekti i filmit Histori Krishtlindjet shtjellohet në vitet 1940 dhe tregon historinë Ralphie-t, i cili përpiqet të bindë prindërit dhe Baba Vitin se dhurata ideale për Krishtlindje është një pushkë me saçme. Shfaqja e këtyre filmave në kinema si Qendra Kulturore e Institutit të Filmit Amerikan në Silver Spring është një ndër mënyrat për të ruajtur interesimin e shikuesve, ashtu siç ka ndodhur me filmin Është Një Jetë e Mrekullueshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF