Kate Middleton “mbytet” me të kuqe, ekspertët: “Shenjë e ngritjes në pushtet”! 

Kate Middleton shfaqet “gjithmonë e më e kuqe” kohët e fundit; kjo është kthyer në ngjyrën e preferuar të veshjeve të dukeshës, ndërsa ekspertët e kanë një shpjegim.  Kate është personi më i dashur në familjen mbretërore, e për këtë, nuk ka dyshim. E kujdesshme, elegante, e ngrohtë: që nga momenti kur lidhi kurorë me princin William në 2011-tën, ajo ka korrur vetëm suksese mediatike njëri pas tjetrit.

Me kalimin e viteve, Kate ka grumbulluar pushtet. Mbretëresha Elisabetë ka nisur t`i besojë detyra të rëndësishme, të cilat i zbaton si me bashkëshortin, ashtu edhe vetëm.  Dhe duket se përdorimi i shpeshtë i ngjyrës së kuqe është një shenjë e evoluimit të rolit të saj brenda familjes mbreterore, sepse është një nuancë e fortë, që nuk kalon pa rënë në sy dhe imponon një lloj autoriteti. Në fund të fundit, duke qenë se është martuar me trashëgimtarin e fronit, Kate është e ndërgjegjshme për pozicionin prestigjoz që ka.

 

Previous ArticleNext Article