KreuCelebrity

Anila dhe Ardit Gjebrea festojnë 31-vjetorin e dashurisë së tyre!

Anila dhe Ardit Gjebrea janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata kanë festuar 31-vjetorin e tyre këtë të enjte mes dhuratash dhe urimesh të shumta.

Anila dhe Ardit Gjebrea janë prindër të dy fëmijëve, Jonit dhe Annës. Djali i tyre ka zgjedhur t’i urojë edhe me anë të një postimi në Instagram.

“Gëzuar 31 vite plot dashuri, ju dua!”, ka shkruar ai përkrah një fotografie ku Anila dhe Arditi shihen të lumtur dhe të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

Vetë Anila ka vendosur ta surprizojë bashkëshortin e saj me disa lule që formojnë një zemër, çokollata dhe luleshtrydhe, një dhuratë e ëmbël kjo fiks për një rast të tillë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF