KreuCelebrity

“Në 2022 familja jonë..”, Delinda Disha jep lajmin e bukur!

Aktorja e njohur, Delinda Disha, ka qenë e ftuar së fundmi në programin “Shije Shtëpie” në televizionin Klan, ku ndër të tjera tregoi se nga viti 2021 ka marrë të gjithë përmbushjen e kërkuar në jetën familjare dhe në karrierë.

Teksa u pyet se çfarë pret nga 2022-shi, ajo tha se dëshira e saj për këtë vit është që të zgjerojë familjen. “Unë jam një natyrë që i vë vetes qëllime, detyra dhe dua që në fund të vitit t’i realizoj.

Por jam edhe natyrë që pres momentin, pres projektin që mund të më vijë, pra jo çdo gjë është e ndarë me thikë. Do të doja shumë që në 2022-shin familja jonë të zgjerohej dhe të kishim një fëmijë tjetër”.

Më tej aktorja tregoi se djali i saj Dasantini është rritur dhe ka kohë që kërkon një motër ose vëlla, ndaj është momenti i duhur për zgjerimin e familjes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF