KreuCelebrity

Banorja e re për Dj Dagz: Bën sikur nuk më kujton!

Në spektaklit e kësaj të marte të “Big Brother VIP”, shtëpisë më të famshme në Shqipëri iu bashkuan 5 banorë të rinj, ku një prej tyre është moderatorja kosovare Egzona Rafuna.

Në një bisedë, ajo i ka treguar se ka patur njohje me Dj Dagz, pasi kanë qenë së bashku në vitin e parë të shkollës së lartë për ekonomik, por mesa duket ai nuk e mban mend.

Në dhomën e rrëfimit, Egzona zbuloi se DJ Dagz rrinte gjithmonë në fund të klasës me një vajzë dhe nuk e kupton pse bën sikur nuk e kujton.

Ndërkohë kujtojmë që DJ Dagz po shijon marrëdhënien me Einxhel, të cilët së fundmi kanë kaluar edhe shumë momente romantike me njëri-tjetrin.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF