Për Sarën BBV e fiton Donaldi, ja si e komenton ajo trekëndëshin Bora-Donald-Trixa

Sarah Berisha ishte e ftuar sot në “Fan Club Big Brother Albania” si një nga të eleminuarat e javës nga Big Brother Vip.

Blogerja është komentuar  shumë për marrëdhënien e dashurisë me Dj PM e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe jashtë.

Ndonëse në shumicën e kohës ajo është cilësuar si një nga banorët më pozitiv të shtëpisë sot ajo foli edhe për ato pak komente që i cilëson negative të lidhura kryesisht me marrëdhënien e saj miqsore me Donaldin apo një pëlqim të mundshëm për Granitin.

E pyetur se kush mendon se do ta fitojë garën  Sarah është përgjigjur:- “Do të doja që garën ta fitojë Donaldi ose Beniada; mendoj që do ta fitojë Donaldi. Ai ka qenë miku im më i mirë brenda shtëpisë dhe më ka mbështetur gjithmonë, ndaj tani do të jem unë mbështetja e tij kryesore, krahas familjes së tij.”

Sarah ka folur gjithashtu edhe për trekëndëshin e dashurisë Donald-Bora-Beatrix. Ajo u shpreh se, edhe pse e kishte parë puthjen midis Donaldit dhe Borës, ajo vuri re kiminë midis tij dhe Beatrix për një kohë të gjatë.

“Kur je aty brenda shihen gjërat ndryshe. Kam parë dhe para puthjes një lloj kimie midis Donaldit dhe Trixës. Nuk dua të flas për ndjenjat as të Donaldit, as të Trixës, por di që ata kanë patur shikime herë pas here me njeri-tjetrit dhe bënin ngacmime që dukeshin që nuk ishin aq miqsore.”- tha blogerja

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article