KreuCelebrity

Donaldit i dërgojnë me parashutë një mesazh të koduar për Borën?!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” këtë të diel u shfaqën parashuta me tre balona për Donaldin.

Kjo surprizë ishte përgatitur nga Anaid Kaloti dhe Kledi, të cilët bashkë me disa fansa i kanë dërguar aktorit 3 balona, ku te njëra prej tyre kishte Spiderman, te tjetra shkruhej: “Bota është e jotja, Donaldi demi. Jepi gaz” dhe në të fundit shkruhej: “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret. 9 janar”.

Kjo ngjalli shumë aludime në rrjetet sociale dhe shumë ndjekës mendojnë se këto parashuta kanë qenë një mesazh i koduar, pasi kjo surprizë erdhi në ditën e ditëlindjes së Borës më 9 janar.

Kujtojmë që Donaldi tashmë është në një lidhje me Beatrixin brenda shtëpisë së “Big  Brother VIP”, por gjithsesi mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me trekëndëshin e krijuar pasi ai të dalë nga BBV-ja..

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF