KreuCelebrity

Ermal Mamaqi habit me deklaratën: Të martën filloj rrugëtimin e bukur në “Big Brother VIP”

Formati “Big Brother VIP” ka tërhequr padyshim vëmendjen e gjithë shqiptarëve, për shkak se banorët e shtëpisë janë personazhe publikë ndryshe nga formatet e tjera të zhvilluara më përpara.

E kur ka mbetur edhe një muaj nga finalja e madhe, ende nuk e dimë nëse shtëpisë më të famshme në Shqipëri do t’i bashkohen banorë të rinj..

Së fundmi ka qenë Ermal Mamaqi që ka ngritur dyshimet se ai mund të bëhet pjesë e këtij ‘reality show’. Përkrah një fotografie me moderatoren Arbana Osmani, të realizuar në ditëlindjen e Bora Zemanit, ai ka shkruar, “Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë Thank you, Arbana”.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një shaka nga Ermal Mamaqi, i cili njihet për humorin e tij, apo vërtet ai ka vendosur të guxojë dhe të provojë një eksperiencë të tillë.. Bordo/al

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF