KreuArt

Intervista e parë pas daljes nga BBV/mendimi për banorët, ditët e vështira, Fifi i rrëfeu të gjitha

Intervista e parë pas daljes nga BBV/mendimi për banorët,

Fifi është intervistuar sot për herë të parë në “Big Brother Fun Club”, disa kohë pas daljes së saj nga shtëpia e BBV.

Kujtojmë që këngëtarja vendosi të largohej më vullnet të plotë nga gara si rrjedhojë e ngarkesës emocionale që po kalonte, duke thënë se kishte nevojë të kujdesej për shëndetin e saj psikologjik.

Në “Big Brother Fun Club”, ajo foli për të gjithë qëndrimin e saj ndaj asaj eksperience dhe për rifillimin e jetës normale.

E pyetur nga Dojna Mema për familjen ajo tregoi se babai e kishte përjetuar shumë qëndrimin e saj dhe i është dashur të merret pak më shumë kur doli. “Nëse unë qaja dy herë ai qante pesë dhe është penduar shumë për ftohtësinë që unë i ndjeva kur më takoi brenda Big Brother, pasi nuk e dinte që unë kisha pasur debat të fortë para se ai të hynte në ambientet e shtëpisë”, tha Fifi, teksa theksoi se tani gjërat janë shumë mirë.

Ajo gjatë emisionit tregoi qëndrimin e saj për banorët duke cekur se janë shumë fallco dhe se shumë pak aty brenda janë realë.

“Nuk dua të përmend kush janë fallco, se nuk dua që ti jap vëmendje, por mund të them kush janë të vërtetë…
Për mendimin tim, Monika për mua ka luajtur kaq bukur që nga fillimi deri tani. Nuk mendoj që ka qenë fallco, përveç se ka aktru në disa vende, por që më ka pëlqyer loja e saj.Donaldi gjithashtu ka qenë origjinal në çdo drejtim, ndërsa Triksa është shumë reale, por më vjen keq se është e ndrydhur.” –tregoi ajo.

Së fundmi këngëtarja pranoi se është e lumtur që i është kthyer jetës së saj, vetvetes.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF