Pas daljes nga BBV, Eltion flet për ndarjen me Rovena Dilon!

 

Eltion Merja ishte sot  në “Ftesë në 5”. Balerini, që sapo ka përfunduar eksperiencën në “Big Brother Vip” u pyet dhe për jetën personale, e vecanërisht për historinë e dashurisë me Rovena Dilon për të cilën u shkruajt shumë në mediat rozë. Ai ka preferuar të mos japë detaje.

“Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj”, u shpreh ai.

Bieta: Kujtim i bukur?

Eltioni: Unë gjithnjë kam kujtime të bukura, nuk kam kujtime të shëmtuara në jetë…

Bieta: Aktualisht je i lidhur?

Eltioni: Po!

I njohur ndryshe si Tokja, Eltioni që kur hyri në shtëpi shprehu antipatinë për Ilirin dhe kujtoi  një histori të 11 viteve më parë. Ai e akuzoi Ilirin si një person dyfytyrësh dhe që nuk ndihmon shqiptarët. Iliri nga ana tjetër u shpreh se nuk e mbante mend fare Eltionin në audicionin në fjalë, ndërsa debate mes tyre ishin të ashpra e të mbushura me fjalë si ‘mbylle gojën’ dhe ‘rri urtë’.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article