KreuCelebrity

Ngrica dhe borë në Tiranë, ja qytetet e tjera që do të “gjunjëzohen” nga i ftohti arktik!

Ngrica dhe borë në Tiranë, ja qytetet e tjera që do të

 

Masa e ftohtë ajrore që do të përfshijë Shqipërinë, pritet të sjellë ngrica të tilla që detyruan Ministrinë e Arsimit të vendosë mbylljen e shkollave nga e hëna deri të mërkurën. Por cilat do të jenë qytetet që do goditen më fort nga temperaturat e ulta? Meteorologu Akil Osmani i Meteoalb, I cituar nga Gazeta Shqiptare, thotë se pjesa lindore e vendit do të jenë më të prekura nga i ftohti.

“Temperaturat më të ulta do të jenë në verilindje dhe në juglindje duke përfshirë aty Kukësin, Peshkopinë, Pukën ku do të jenë deri në minus 12 apo 13 gradë celcius, po ashtu temperatura të ulta do të jenë në Korçë, Pogradec, Ersekë duke sjellë edhe probleme në shumë rrugë për shkak të ngricave” u shpreh Osmani, që lë të hapur edhe mundësinë që të ketë borë në Tiranë.

Banorët e kryeqytetit megjithatë, zor se do ta shijojnë sic duhet bardhësinë e saj, sepse flokët e borës në Tiranë pritet të mbërrijnë bashkë me reshje shiu.

Zona e Dajtit do të ketë reshje të borës, ndërsa qyteti vetëm flokë bore. Vetëm flokë bore bashkë me reshjet e shiut. Temperaturat e ulta vijnë nga Poli i Veriut dhe do të përfshijnë të gjithë rajonin e Ballkanit deri në mesjavën që vjen.Temperaturat ekstreme do të jenë gjatë natës, kur termometri do të shënojë deri në minus 14 gradë celcius, tha eksperti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF