Fenomen i rrallë në Kosovë/ Daily Mail i dedikon artikull, 67-vjeçari me dy organe riprodhuese

Një fenomen i çuditshëm i ndodhur në Kosovë, ku mjekët zbuluan gjatë një operacioni se një 67-vjeçar kishte dy organe riprodhuese, ato femërore dhe ato mashkullore ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Daily Mail i ka kushtuar një artikull. Sipas saj, 67-vjeçari ka lindur vetëm me një testikul.

Ai kishte shkuar në spital pasi prej shumë vitesh kishte një enjtje poshtë zonës së ijëve. 67-vjeçari u bë gati t’i nënshtrohej një operacioni.

Kirurgët, duke inspektuar masën që ishte krijuar në trupin e 67-vjeçarit, zbuluan prezencën e një mitre, qafën e mitrës, tubin fallopian vezore dhe një testikul.

Mjekët e diagnostikuan burrin e martuar, i cili përndryshe kishte organe gjenitale normale mashkullore, me sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që ndodh kur burrat kanë gjithashtu organe riprodhuese femërore pranë penisit dhe skrotumit.

Është e paqartë se sa e zakonshme është gjendja, por vetëm 200 raste të tilla janë raportuar në literaturën botërore të mjekësisë.

Të gjitha fetuset zhvillojnë fillimet e një mitre, të njohur si kanali Mullerian, i cili dëmtohet në zhvillimin e hershëm të meshkujve. Por në raste shumë të rralla kjo nuk ndodh, duke bërë që disa djem të lindin me të dy grupet e organeve riprodhuese.

Burimi:Daily Mail

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article