KreuStil Jetese

Temperaturat me minus, ja këshillat që duhet të ndjekim

Temperaturat me minus, ja këshillat që duhet të ndjekim

Së fundmi temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme duke sjell dhe përkeqësimit të motit në ditët në vijim. Si pasojë Ministria e Arsimit mori edhe vendimin e mbylljes së shkollave në të gjithë vendin.

E ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një listë me këshilla për qytetarët.  Në udhëzues theksohet se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore duke cilësuar se kategoritë më të rrezikuara mbeten foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Udhëzuesi I Ministrisë së Shëndetësisë:

Kujdes

Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore

Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë:

Foshnjet

Të moshuarit

Të sëmurët kronikë

Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit

Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:
Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë

Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit

Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta

Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave
Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer
Mbroni familjen tuaj nga monoksidi I karbonit

Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit

Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF