KreuCelebrity

Shkollat 3 ditë pushim, Kushi: Një nga prindërit me fëmijë të mitur të qëndrojë në shtëpi

Pas vendimit që shkollat të qëndrojnë të mbyllura nga dita e hënë deri të mërkurën për shkak të uljes së temperaturave, ministrja Kushi ka njoftuar se njëri nga prindërit i punësuar në administratën publike, mund të qëndrojë dhe të kujdeset për vogëlushët e tij.

Prindi që do të qëndrojë në shtëpi nuk do të ketë pasoja administrative dhe financiare.

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.

Ju uroj të dielë të qetë!”, ka njoftuar ministrja në rrjetin e saj social Facebook.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF